Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë takimi mes kryetarëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes. Hoti shpreson se këto dy parti do të arrijnë marrëveshje deri në datën e konstituimit të Kuvendit. “Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për të qeverisë sa më parë. Një marrëveshje që balancon përgjegjësitë. Ne kemi zhvilluar të gjitha konsultimet e brendshme. Nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim. Shpresoj që deri atëherë të arrijmë marrëveshje”, ka thënë ai. Kujtojmë se më 26 dhjetor është thirrur nga presidenti i Kosovës Mbledhja e parë e Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …