Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Përmes një postimi ai ka uruar të gjithë të rinjtë në këtë ditë duke i falënderuara për kontributin që po e japin në ballafaqim me Covid-19. “Të dashur të rinj, urime dita e juaj! Sot bëhen 21 vite prej kur 12 Gushti shënohet si Dita e Ndërkombëtare e Rinisë. Qeveria e Republikës së Kosovës u është mirënjohëse të gjithë të rinjve për kontributin e jashtëzakonshëm që po e japin në ballafaqim me #COVID19. Në vend të takimeve dhe diskutimeve në aktivitete, ne sot obligohemi të jemi të bashkuar në thirrjen tonë për kujdes të shtuar dhe respektim të masave”, ka shkruar ai.
