Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se nuk beson që njerëzit që janë në politikë do të arrijnë të përmbyllin një marrëveshje të përhershme me Serbinë. Hoti tha që nuk beson që njerëzit që janë tani në politikë do të arrijnë të përmbyllin një marrëveshje të përhershme me Serbinë. “Ndoshta edhe kjo gjeneratë e njerëzve që jemi në politikë, në Kosovë nuk do të arrijmë që të përmbyllim përfundimisht një marrëveshje të përhershme me Serbinë, sepse me Serbinë mund të arrihet një marrëveshje vetëm atëherë kur në fakt ajo marrëveshje përmban klauzola që e pamundësojnë çfarëdo konflikti në të ardhmen me Serbinë”, tha ai. Hoti më tutje tha që kryetari i vendit e ka shkaktuar dëmin më të madh të Kosovës, pasi që ka lidhur konsolidimin e shtetit me arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …