Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë, se qeveria e tij synon që të heqë shumë shpejt të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hoti shpreh besimin për një rifillim të shpejtë bisedimesh që do të drejtohen prej tij dhe në të cilat thotë ai, nuk do të diskutohet për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh, por vetëm për njohje të ndërsjellë.
