Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka mohuar zërat se do të flitet për Asociacionin në Bruksel. “Për Asociacionin, kjo temë nuk diskutohet është mbyllur me marrëveshjen e 2013. Nuk hapet kjo temë”, ka thënë Hoti. I pyetur nëse do të mbahet takimi i ardhshëm në Bruskel, ai ka thënë se nuk e di këtë gjë. “Nuk e di a do të mbahet takimi në Bruksel, por vazhdimi i dialogut duhet të ndodhë sepse është në interes të gjithë rajonit që të mbyllet kjo çështje”, tha Hoti. Ky takim është paraparë të mbahet më 28 shtator.
