Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka pasur ndryshim në tekstin e marrëveshjes ku flitet për liqenin e Ujmanit. Ai ka thënë më tutje se ndryshimi ka qenë te marrëveshja me Izraelin dhe ka theksuar se nuk ka asnjë pikë në marrëveshjen e Uashingtonit, që e cenon integritetin territorial të vendit tonë, teksa shtoi se finalja e dialogut, do të jetë njohja reciproke me Serbinë. Duke i replikuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani e cila ka akuzuar delegacionin se tjetër gjë premtoi, e tjetër solli, dhe se ka shkelur Kushtetutën, kryeministri Hoti ka thënë se ky është një interpretim i gabueshëm. “Ajo e ka plotësisht e ka gabim, siç e ka pasur gabim shumë herë” ka theksuar kryeministri, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …