Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përsëri e ka kundërshtuar Platformën e dialogut, e cila pritet që së shpejti të shkojë në Kuvend. Hoti ka deklaruar se kjo qeveri është jolegjitime, dhe sipas tij nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në asnjë proces. Shefi i deputetëve të LDK-së tutje ka deklaruar se para vazhdimit të dialogut, duhet të ketë marrëveshje për zgjedhje të reja dhe qeveri gjithpërfshirëse. Sipas Hotit, LDK-ja nuk po i ik përgjegjësisë, por vetëm po e tregon rendin e gjërave si duhet të shkojnë. Ndryshe, platforma e dialogut ka arritur në Kuvend, dhe së shpejti pritet të caktohet seanca ku do të votohet për këtë dokument.
Kontrolloni gjithashtu
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …