Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partitë politike duhet t’i përgjigjen konsultimeve të thirrura nga kryetari, i cili sipas tij, është i obliguar t’i përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re. Ai ka shkruar se partitë duhet të vendosin në mes dy opsioneve: “E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare. E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate”, ka renditur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …