Hoti: Nuk do të ketë zgjidhje që lë problemin hapur, as pazare e koncesione me Serbinë por njohje reciproke

Hoti: Për ne normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja reciproke është i vetmi qëllim i dialogut me Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije se në takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron temë e rëndësishme e ka qenë edhe procesi i dialogut me Serbinë. “Siç e dini këtë të premte përmes video-konferencës mbahet Samiti i Parisit, i organizuar nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel, në mes të Kosovës dhe Serbisë. Edhe në takimin që kisha me presidentin, unë kam treguar qartë qëndrimin që kemi si Qeveri për dialogun me Serbinë, që është një proces shumë i rëndësishëm që e përmbyll një çështje të hapur në mes të dy vendeve”.Ai ka thënë se pret me padurim që të premten të mbahet ky samit e të prezantojë qëndrimin shtetëror të Kosovës sa i përket procesit të dialogut. “Për ne njohja reciproke është i vetmi qëllim i dialogut me Serbinë, normalisht edhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve që duhet të jetë derivat i njohjes reciproke”, ka deklaruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …