Kryeministri i Republikës së Kosovës përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në rrjetin social ka konfirmuar kthimin në Prishtinë, pas zhvillimeve të djeshme. “Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për t’u marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marr pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …