Enver Hoti deputet i Nismës për Kosovën, ka thënë se po punojnë ngushtë individualisht edhe me deputetë të shumicës, për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës përmes mocionit të votëbesimit, ide kjo e dhenë së fundi nga Fatmir Limaj. “Po punojmë ngushtë me deputetët për të arritur numrat e nevojshëm për të realizuar këtë. Nga mesi i javës së ardhshme priten rezultatet konkrete. Ne nuk llogarisim në subjekte politike, por llogarisim në deputetë të mazhorancës por edhe të minoriteteve, sepse mendojmë se është në interes të të gjithëve që t’i jepet një epilog këtij dështimit të kësaj qeverisje”, ka theksuar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …