Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka premtuar se në dy vitet e ardhshme rritja ekonomike do të jetë 7 për qind derisa ka premtuar edhe 40 mijë vende të reja të punës. “Plani qeverisës i koalicionit parasheh rritje ekonomike 7%, dhe krijimin e të paktën 40 mijë vendeve të reja të punës për dy vitet e para të qeverisë. Për dy vite e gjysmë qeverisje kemi rritur për dy miliardë euro qarkullimin në sektorin privat, të cilat kanë gjeneruar 41 mijë vende të reja të punës, të regjistruar me emër e mbiemër në Trustin e Kursimeve Pensionale”, ka shkruar Hoti në profilin e vet në “Facebook“.