Hoti: Prezenca e ministrit Xhelal Sveçla me truproja në Trepçë, veprim që turpëron gjithë Qeverinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar vizitën e një delegacioni të Qeverisë Kurti në Trepçë. Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se prania e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me truprojat e tij te minatorët, është veprim që turpëron gjithë Qeverinë. “Prezenca e Ministrit të Brendshëm dje në Trepçë, i shoqëruar nga truprojat, përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë dhe Ministren e Ekonomisë në veçanti. Në vend se t’i përmirësojnë kushtet për minatorët duke bërë investime, duke gjetur tregje për shitje të mineraleve, duke sjellë investitorë të jashtëm përmes partneriteteve strategjike me shtetet mike për të përfituar edhe politikisht si shtet, këta kërkojnë llogari nga minatorët për dështimet e veta. Janë këta dështakë që kanë emëruar Bordin dhe Menaxhmentin e Treçës, e jo minatorët” ka shkruar në mes tjerash, ish kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …