leoni

Hoti priti në një takim pune përfaqësues të kulturës nga Komuna e Bujanocit

Zëvendësministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Rexhep Hoti, priti ne takim drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, i shoqëruar nga koordinatori i Shtëpisë së Kulturës, Nevzad Lutfiu. Në takim u diskutua rreth përkrahjes dhe mbështetjes për artistet e rinj nga Kosova Lindore, e sidomos në promovimin e vlerave artistike për komunitetin shqiptar në këtë komunë. Përfaqësuesit nga Bujanoci kërkuan nga institucionet kosovare, gjegjësisht nga Ministria e Kulturës, që të mbështesë aktivitetet kulturore, si dhe të rritet bashkëpunimi në fushën e kulturës. Në fund, u kërkua që Komuna e Bujanocit të vizitohet nga krerët e institucionit të MKRS-së dhe të rritet kontakti e komunikimi nga Kosova me këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …