Në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë intensifikuar angazhimin e tyre në negociatat Kosovë – Serbi zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria “Kurti” dialogun me Serbinë e sheh si të vetmin opsion për normalizim të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve. Hoti ka pohuar se Qeveria është për zëvendësim të taksës me masën e reciprocitetit, mirëpo ka konsideruar se paraprakisht duhet të ketë koordinim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-në e me BE-në. Përderisa ditëve të fundit është intensifikuar angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Hoti, ka thënë se Kosova është pro vazhdimit të dialogut me Serbinë, pasi që kjo është forma e vetme për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …