Organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, në vendin tonë u mbajt konferenca me temën “Potencialet e Turizmit Rural dhe ndikimi i Pandemisë COVID-19 te sektori i turizmit në Kosovë”. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti theksoi se për shkak të pandemisë, sektori i turizmit është kthyer në pikën zero. Ai shtoi më tutje se fakti që institucionet Kosovës nuk kanë ministri të turizmit, tregon që turizmi nuk është prioritet. Institucionet e Kosovës duhet të dalin me plan konkret për të mbështetur komunitetin e biznesit, porositi gjatë konferencës, kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …