Hoti: “Shokë, shihemi në Kosovën e lirë” ishin fjalët e fundit të babit thënë shokëve më 16 maj 1999 ditën kur u lirua nga burgu e me pas u zhdukë

Andin Hoti: “Shokë, shihemi në Kosovën e lirë” ishin fjalët e fundit të babit thënë në burg ditën kur u lirua dhe u zhdukë

Sot bëhen 21 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti. E me këtë rast, djali i tij, Andini që është deputet nga radhët e PDK-së, ka publikuar një foto sa ishte bebe në prehër të babait të tij me një përshkrim emocionues. Ai ka thënë se nuk arriti të marrë përkujdesin prindëror, por jo me fajin e të atit. Ndërsa thotë se ndihet krenar që i la si trashëgimi respektin e popullit. “Shokë, shihemi në Kosovën e lirë” Ukshin Hoti, 16 maj 1999, Dubravë! Sot bëhen 21 vite apo 7670 ditë që nga zhdukja me forcë e babit nga Burgu i Dubraves! Edhe nëse dikush do të donte të na zbeh forcën për mbajtjen e shpresës që një ditë do të dihet fati i tij, e kanë gabim! Ajo shpresë nuk do të shuhet sa të kemi jetë. Nuk më le pasuri si trashëgimi, dhe e di unë se si jam rrit, por më le diçka që as parja e krejt botes nuk e blen, më le pasurinë më të madhe të njeriut: Respektin, Nderin dhe Krenarinë! As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje, natyrisht jo me faj tëndin, por sepse grillat e burgut ta pamundësuan, por më le diçka të madhe: Respektin e popullit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …