Duke reaguar ndaj njoftimeve se qytetarët e Kosovës po paguajnë deri në 200 euro për një test PCR në laboratorin privat ““Medical & Laboratory Services”, pronë e vajzës së biznesmenit Blerim Devolli, kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjthëve pa perjashtim. Raportoni rastet!, ka shkruar kryeministri, Avdullah Hoti. Nga ana tjetër, disa qytetar kanë raportuar se për analiza për covid-19 kanë paguar nga 200 euro, kosto që konsiderohet shumë e lartë për qytetarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …