Hoti takohet me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Genc Nimanbegu

Në vazhdën e takimeve zyrtare që realizoi në Mal të Zi, Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti u takua edhe me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegun me të cilin biseduan për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Fokus i veçantë nga të dyja palët iu dha fushës së kulturës e rinisë dhe mundësisë së investimeve, veçmas në pasurimin e bibliotekave. Po ashtu u shqyrtua mundësia për ta ndihmuar Komunën e Tuzit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes që pritet të bëhet mes dyja ministrive përkatëse, në takimin mes Hotit e Nimanbegut u përmend edhe mundësia për bashkëpunimin në mes të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …