Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë pavarësisht zhvillimeve dinamika e punës së Qeverisë nuk do të ndikohet. Ai ka shtuar se dy prioritetet e Qeverisë janë lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. Sipas tij, ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i SHSKUK-së janë duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet për krijimin e shtretërve shtesë për rastet që mund të paraqiten. Kreu i qeverisë bëri me dije se shumë shpejtë do të licencohen spitalet dhe laboratoret private për të kryer testimet. Sa i përket rimëkëmbjes ekonomike kryeministri ka thënë se sapo të hyjë në fuqi Ligji i Buxhetit do të kryhen pagesat nga Pakoja Emergjente.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …