Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka akuzuar për mashtrim kryetarin e vendit, Hashim Thaçin. Hoti ka thënë se pohimet e tij se “SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit”, janë të pavërteta. Ai ka shtuar se Thaçi po vepron në kundërshtim të plotë me detyrat e tij kushtetuese. “Institucione kredibile të shteteve mike, që kanë ndikim në të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, dëshmuan sot se pohimet e Presidentit të Kosovës se “SHBA nuk ishte e perfshirë në Samitin e Berlinit” janë të pavërteta. Rrjedhimisht, këto deklarime të Presidentit janë mashtrim i opinionit. Me veprimet e tij tash e sa kohë, Presidenti po vepron në kundërshtim të plotë me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …