Pretendenti për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohen nga të gjithë, pa përjashtim. Ai ka shkruar më tutje se kushdo që e shfrytëzon këtë kohë të masës së PËRKOHSHME për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq, siç po zhgënjehen çdo ditë përmes shpalljes së vendimeve të tyre kundër kushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës, duke e zgjedhur një Qeveri të re në përputhje me Kushtetutën, nuk do të lejojë që qytetarët dhe institucionet të merren nëpër këmbë nga struktura politike pa legjitimitet, ka shkruar pretendenti për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …