Avdullah Hoti

Hoti: Vendimet e Qeverisë nuk janë legjitime dhe do të anulohen në Qeverinë e ardhshme

Gjatë konferencës javore për medie, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pasi ka drejtuar kritika të shumta kundër Qeverisë Haradinaj, ka theksuar se vendimet e qeverisë aktuale nuk janë legjitime dhe do të anulohen në Qeverinë e ardhshme (!). Ai shtoi më tutje se Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe rrjedhimisht, nuk ka legjitimitet qytetarë e demokratik. Ministrat marrin vendime mbi interesave personale, siç ishte rasti me vendimin e Ministrit të Bujqësisë, i cili vazhdon të jetë në Qeveri me gjithë akuzat për keqtrajtim të shqiptarëve gjatë luftës. Deputetët e koalicionit e kushtëzojnë Qeverinë me votën e tyre për të realizuar interesat e tyre politike. Edhe funksionimi i Kuvendit është vënë në pikëpyetje, pasi seancat nuk thirren me rregull dhe dështojnë për mungesë kuorumi. Nga 24 seanca që janë mbajtur deri më tani, 20 prej tyre janë shtyrë kryesisht për mungesë kuorumi. Duket se ambicia për pushtet e Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit po mbizotëron përpara interesit, theksoi në mes tjerash shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …