Hoti: Veprimet e Qeverisë Kurti kanë qenë të pakta dhe larg çdo standardi për përmirësimin e kushteve në sektorët kyç

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka drejtuar kritika të shumta në adresë të Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se veprimet e kësaj qeverie kanë qenë të pakta dhe larg çdo standardi për përmirësimin e kushteve në sektorët kyç të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës. Gjatë intervistës për Kosovapres, ish kryeministri, Avdullah Hoti ka theksuar më tutje se kjo qeveri nuk ia la dal mban t’i realizon as projektet e lëna në gjysmë nga qeveritë tjera. Qeveria Kurti ka dështuar në implementimin e projekteve të mëdha ekonomike dhe mos përmbushjen e angazhimeve në arsim dhe shëndetësi. Të ardhurat për kokë banori kanë rënë rreth 67 për qind krahasuar me vitet e kaluara kur kanë qenë rreth 74 për qind. Gjatë Qeverisë Kurti, Kosova është shndërruar në një vend me probleme të sigurisë, me sanksione nga Bashkimi Evropian dhe me mungesën të investitorëve të jashtëm, ka thënë mes tjerash deputeti, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …