leoni

Hoti: Viti 2022 do jetë i vështirë nëse Qeveria nuk i rrit Subvencionet së paku 25 për qind

Ish kryeministri, Avdulah Hoti ka paralajmëruar se viti 2022 do jetë i vështirë nëse Qeveria nuk i rrit Subvencionet së paku 25 për qind. Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ai ka tërhequr vërejtjen se çmimet e inputeve bujqësore, ku hyjnë farërat, plehrat, pesticidet, ushqimi i kafshëve dhe të ngjashme, në tremujorin e fundit të vitit 2021 janë rritur me 25.3% krahasuar me një vit më parë. Për plehrat dhe ushqimin e kafshëve në veçanti, rritja e çmimeve ka qenë shumë më e lartë. Me këtë rritje të çmimit të inputeve bujqësore, bujqit do ta kenë të vështirë të mbajnë nivelin e prodhimit si në vitin paraprak. Kjo do të ndikojë në rënien e të ardhurave të mijëra familjeve që aktivitet kryesor e kanë bujqësinë. Efekti negativ do të jetë zinxhiror, pasi do të rritet importi i produkteve bujqësore dhe do të përkeqësohet aftësia konkurruese e prodhuesve kosovarë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Qeveria urgjentisht duhet të rrisë subvencionet për bujqësi së paku për 25% për të ruajtur nivelin ekzistues të aktivitetit bujqësor në vend” ka shkruar ish kryeministri, Avdulah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …