Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryeministri Avdullah Hoti ka përmendur vullnetarët që po përballen me Covid-19. Ai thotë se kjo ditë u dedikohet atyre që sakrifikojnë dhe punojnë në interes të shoqërisë. “Vullnetarizmi, forma më e lartë e përkushtimit, angazhimit e sakrificës është vlera më e çmuar e rinisë sonë dhe jo vetëm”, thotë kryeministri Hoti. Tutje ai ka falënderuar vullnetarët. Përballja me pandeminë COVID 19, na e bëri edhe më të qartë se vullnetarët nuk njohin sfidë dhe se kauza e tyre nuk ka çmim material. “Faleminderit dhe Urime Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit!”, përfundon shkrimin ai.
