Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës kufitare për mallrat që futen nga Serbia. Hovenier, këtë vendim të qeverisë e ka quajtur si hap të rëndësishëm dhe të duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Hovenier.
