Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Hovenier: Amerika mirëpret zotimin e Kosovës, të mos ketë listë të njerëzve që do të arrestohen për shkak të barrikadave

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhef Hovenier, në një takim me gazetarë është pyetur edhe për komunikatën e përbashkët që kanë lëshuar me Bashkimin Evropian e në të cilën thuhet se kanë marrë garancitë nga lidershipi i Kosovës se s’ka listë për arrestime të njerëzve që kanë qëndruar në barrikada. Hovenier ka thënë se i takon autoriteteve të Kosovës të vendosin se çfarë duhet të ndiqet apo hetohet për aktivitet kriminal, megjithatë ka sqaruar se Amerika mirëpret faktin që Kosova është zotuar se s’ka listë të njerëzve që do të arrestohen apo ndiqen për protestë paqësore apo për ekzistimin e barrikadave. Ndërkohë ka shtuar se pas kësaj pason fjalia tjetër në të cilën thuhet se çfarëdo forme e dhunës është e papranueshme dhe e patolerueshme. Hovenier për të shpjeguar këtë ka dhënë dy shembuj, duke bërë dallimin e atyre që kanë protestuar në mënyrë paqësore, dhe atyre që kanë sulmuar policinë. Mirëkuptimi ynë është që Qeveria e Kosovës nuk e konsideron atë aksion, si krim. Dhe nuk do të ndiqet askush për protesta dhe pse ka qenë i pranishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …