Hovenier: E kemi njohur Kosovën, si vend të pavarur, sovran, demokratik dhe kjo s’është për debat, as nuk do të rinegociohet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i shqetësuar mbi deklaratën e Kuvendit “gjithëserb”, ku pretendohet se Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë. Ai ka thënë se janë të shqetësuar me atë që shkruhet në deklaratë: “Ne shprehim shqetësimin tonë për një deklaratë të një Kuvendi panserb që thotë se Kosova është në njëfarë mënyre e kam harruar shprehjen që kanë përdorur më duket ‘pjesë e pandarë e Serbisë. Hovenier e ka bërë të qartë se ku nuk është qëndrimi i ShBA-së dhe partnerët, dhe që pavarësia e Kosovës nuk debatohet. Mund të them vetëm këtë se ky nuk është qëndrimi i vendit tim apo i partnerëve. E kemi njohur Kosovën, si vend të pavarur sovran, demokratik dhe kjo s’është për debat, e as nuk do të rinegociohet, duhet të pranohet dhe të kremtohet. Dhe duhet të jetë pjesë e suksesit të rajonit bashkërisht. Dhe përkundër atyre shprehjeve revanshiste, asgjë nuk do të bëhet”, ka thënë ambsadori, Hovenieri

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …