Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ndër të tjera foli edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilën tha se është vendim i Kosovës se në cilat iniciativa rajonale të marrë pjesë e në cilat jo. “Dua të them ne e kemi thënë hapur, Gejb është i dërguari special për rajonin, përfaqësues special për rajonin dhe zëvendës-ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor dhe kur i njofton prioritetet e politikave për Ballkanin Perëndimor, objektivat, ai flet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, ne e përkrahim iniciativën e Ballkanit të Hapur, duke e thënë këtë ne e kuptojmë që Kosova ka të drejtë më marrë vendimet e saj sovrane se në cilat iniciativa rajonale do të marrë pjesë dhe në cilat nuk do ta bëjë, pra është një vendim sovran për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Hovenier. Ambasadori shtoi se Shtetet e Bashkuara i përkrahin iniciativat rajonale, të cilat i afrojnë së bashku shtetet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin dhe i afrojnë me tregun evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …