Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi ka bërë të ditur se është takuar me kryepeshkopin Teodosije, për t’i shënuar Pashkët Ortodokse. Ai ka thënë se me klerikun ortodoks kanë biseduar edhe për liritë fetare. Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtat fetare për të gjithë kosovarët, të cilët duhet të jenë të lirë të adhurojnë pa pengesa apo diskriminim”, ka thënë Hovenier. Gjithashtu, ai e ka dënuar rastin pasi persona të panjohur kanë tentuar t’ia vënë flakën derës së Kishës Ortodokse, në Prizren gjatë festave të Pashkëve Ortodokse.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …