Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, në një intervistë për Atlantic Council, është pyetur nëse do të ketë pasoja ekonomike në qoftë se Kosova dhe Serbia vazhdojnë të vonohen edhe më shumë, dhe të mos bëjnë përparim në implementimin e marrëveshjeve dhe obligimeve. Hovenier është përgjigjur se do të ketë humbje të mundësive, duke rikujtuar që kancelari gjerman Scholz, kryetari, Macron dhe kryeministrja Meloni në qëndrimin e tyre të përbashkët kanë folur për pasoja pa i specifikuar, meqë s’duan që të duket si kërcënim. Do të ketë humbje të mundësive. Nëse i lexoni qëndrimet e Scholcit, Macronit dhe Melonit ata flasin për të përparësitë nëse ecet përpara dhe për pasoja nëse nuk ndodh. Aty s’janë specifikuar, sepse s’duam që të duken si kërcënime. Hovenier ka theksuar se nga vetë zbatimi i marrëveshjeve ka përparime, duke përmendur me radhë pikat e marrëveshjes.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …