Duke komentuar raportimet e takimit të politikanit serb, Marko Jakshiq me kriminelinMilan Radojiçiq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhef Hovenier ka theksuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e kryer në Banjskë. Ai ka përkujtuar më tutje se Milan Radojiçiq i kërkuar nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë. “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoicic është i njohur. Z. Radoiçic është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi.Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës” ka thënë mes tjerash, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhef Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …