Jeffrey M. Hovenier

Hovenier: ShBA-të ishin, janë dhe do të jenë me popullin e Kosovës

Duke folur për raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendit tonë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin, janë dhe do të jenë me popullin e Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se vendi i tij ndjehet krenar që mbështet Kosovën. “Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, të dy anëtarë të Partisë Demokratike, si dhe ish-senatorin Robert Dole, i cili ishte një anëtar udhëheqës dhe ish-kandidat presidencial. për partinë republikane. Është e drejtë dhe me vend që të tre të kenë statuja apo buste përkujtimore këtu në Prishtinë, duke na kujtuar të gjithëve çdo ditë se çfarë kanë bërë për popullin e Kosovës”, ka thënë ndër tjerash, ambasadori, Xhefri Hovenier, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë për shënimin e 248 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëm një e pesta e pagave të qytetarëve të Kosovës përmbush kriterin e një jetesë normale dhe të dinjitetshme

Studimi, i kryer nga, Edison Jakurtin, doktorant në Universitetin Lajpcig dhe ligjërues në Universitin, Lankaster, …