Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur pas incidenteve me granata dore që u bënë në veri të Mitrovicës, ku persona të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në këtë pjesë të Kosovës, ka shkruar se përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, nuk është metodë e mirë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë. Hovenier ka shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për shkak se nuk janë krijuar kushtet që zgjedhjet në veri të mbahen në fund të këtij muaji.
