Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha ka paralajmëruar se aktakuza për veteranët e rrejshëm brenda një muaji do të dërgohet në Gjykatë. Ai është cituar të ketë deklaruar aktakuza nuk është dërguar ende por është duke u përgatitur dhe se brenda muajit ajo do të dërgohet në Gjykatë. Është çështje procedurale e prokurorit, i cili do të vendosë kur do ta përfundojë aktakuzën. Nga ana tjetër, deputetë nga pozita dhe opozita kanë kërkuar që t’iu ndërpritet sa më parë pagesat veteranëve të rrejshëm si dhe të kërkohet që t’i kthejnë paratë që i kanë marr deri më tani. Llogaritet se pagat e veteranëve të rrejshëm i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës 20 milion euro gjatë muajve janar –korrik.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …