Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha sërish bën thirrije që demarkacioni të kalojë sa më shpejt

Ministrja Hoxha: Të ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm në BE

Ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se me hyrjen në fuqi të marrëveshjes se MSA-së, Kosova ka hyrë në shumë procese të ndryshme të reformave në shume segmente, ndërsa ka theksuar se klasa politike në Kosovë duhet të unifikohet për ratifikimin e Demarkacionit. “Ministria e Integrimeve ka planifikuar një strategji të re komunikimi, në mënyrë që t’i informojë drejt qytetarët për proceset e integrimit në BE, por nuk duam qe të krijojmë pritje te rrejshme”, ka thënë ajo.

Hoxha ka folur edhe për çështjen e liberalizimit te vizave, duke u bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që ta kryejnë Demarkacionin.“Klasa politike në Kosovë duhet të unifikohet dhe të ratifikojë Demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm në BE”, deklaroi ajo. Ministrja e pranon se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave nuk është i drejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …