Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se asnjë gjykatë nuk ka arritur ta njollos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk do të arrijë as Gjykata Speciale. Ajo ka shtuar më tutje se ministria që drejton nuk e ka asnjë mandat për t’u marr me këtë çështje por beson në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa duke folur për ndalimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, ministrja, Dhurata Hoxha ka thënë se Ministria e Drejtësisë bashkëpunon me departamentin ndërkombëtar përmes zyrës së INTERPOL-it. Ne kemi bërë kërkesë për pastrimin apo largimin e emrave nga lista e fletë arresteve serbe dhe Serbia nuk ka të drejtë t’i arrestojë qytetarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …