leoni

Hoxha: Me gjithë zotimet e qeverisë se do fillojë mësimi në kohë, sërish është shtyrë me arsyetimin e përgatitjeve

Hoxha: Me gjithë zotimet e qeverisë se do fillojë mësimi në kohë, sërish është shtyrë me arsyetimin e përgatitjeve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar qeverinë Hoti për mosfillimin e vitit të ri shkollor. Ajo ka thënë se qeveria ka pasur kohë gjatë gjithë verës që t’i bëjë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. “Sot dita e parë e shkollës nuk u gëzua nga fëmijët… Me gjithë zotimet e qeverisë se do fillojë mësimi në kohë, fillimi i mësimit sërish është shtyrë me arsyetimin e përgatitjeve të shkollave për skenarët e propozuar dhe çështjet higjienike pandemike. E kuptueshme, por a nuk kishte qeveria kohë gjatë gjithë verës për këtë? Në anën tjetër higjiena nëpër shkolla duhet të jetë shumë e lartë e që në fakt sjellë në pah çështjen e menaxhimit të institucioneve publike në përgjithësi e që pandemia e solli në agjendë primare kulturën tonë higjienike si shoqëri në sferën publike si dhe përgjegjësinë tonë karshi publikes. Uroj që ky moment me gjithë vështirësitë që ka sjellë pandemia të shfrytëzohet për reflektim dhe veprim pozitiv për përmirësimin e cilësisë së arsimit si shtyllë kryesore e një shteti të shëndoshë e me të ardhme”, ka shkruar Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …