leoni

Hoxha: Qëndrimet e Sholtes dhe Fajon rikonfirmojnë vizionin dhe besimin tonë, në punën e përbashkët me BE-në

Hoxha: Qëndrimet e Sholtes dhe Fajon rikonfirmojnë vizionin dhe besimin tonë, në punën e përbashkët me BE-në

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot ka vlerësuar lartë deklaratat e eurodeputetit dhe raportuesit për Kosovën Igor Sholtes si dhe raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën,  Tanja Fajon. “Dy qëndrimet e sotme, të Z. Sholtes dhe znj. Fajon, janë për çdo respekt, ngase, rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë, në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim. Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …