Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në mes dy vendeve tona. Me këtë rast, Hoxhaj ka bërë me dije se në muajin maj do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Maqedoni. “Kënaqësi ta pres në Prishtinë homologun tim nga Shkupi, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani. Diskutuam për një varg bashkëpunimesh mes dy vendeve tona si dhe mbajtjen e mbledhjes së parë të përbashkët të dy qeverive në maj të këtij viti. E urova për votën për Marrëveshjen e Prespës në parlament si dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe. Të dyja këto, arritje të mëdha për shtetin maqedonas dhe shqiptarët e atjeshëm”, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …