Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të degës së Besianës, Naim Fetahu. Hoxhaj shprehet i bindur se Fetahu ishte kandidati më i mirë për këtë komunë dhe se llapjanët do e kuptojnë shpejtë këtë. Ai falënderoi Naim Fetahun edhe strukturën për angazhimin e tyre. Hoxhaj thotë se do angazhohen për ta kthyer PDK-në si forcën e parë politike në vend.
