Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka vlerësuar lart kontributin e kongresistit, Eliot Engël për Kosovën dhe shqiptarët. Ai ka shkruar se kongresisti amerikan, Eliot Engell është autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë. Kongresisti, Eliot Engël ka paralajmëruar se më nuk do të kandidojë më që të jetë pjesë e Kongresit Amerikan. Gjatë fjalimit të tij të fundit, gjatë falënderimit të votuesve të tij ai ka folur edhe për vendin tonë duke theksuar se Kosova ka një vend të veçantë në zemrën e tij. Eliot Engël gjatë gjithë karrierës së tij në kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është angazhuar për afirmimin e të vërtetës për Kosovën dhe kombin shqiptarë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …