Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka pritur të enjten në takim homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel me të cilin kanë biseduar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ministri Hoxhaj duke falënderuar homologun e tij gjerman për përkrahjen e vazhdueshme, ka thënë se Gjermania mbetet një partner i fuqishëm strategjik për Kosovën. Ajo vazhdon ta mbështesë Kosovën në këtë rrugë, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo është theksuar nevoja për më shumë përkushtim sa i përket ratifikimit të demarkacionit, thuhet në komunikatën për media. “Kemi marrë lëvdata për implementimin e kritereve teknike sa i përket liberalizimit të vizave, por që duhet më shumë përkushtim për ratifikimin e demarkacionit si kushti i vetëm i mbetur. Po ashtu, Gjermania do ta përkrahë Kosovën për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe në njohjen e mëtutjeshme diplomatike. Patjetër që biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare në mes të Kosovës dhe Gjermanisë”, ka deklaruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …