Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk do të duhej të lejonte prishjen e raporteve miqësore dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka deklaruar se do të jap dorëheqje nga posti, nëse taksa i dëmton marrëdhëniet me Amerikën. Hoxhaj ka kërkuar që Kosova të shfrytëzojë momentin historik të vëmendjes ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë, duke sqaruar se taksa u vendos me qëllim të stopimit të fushatës agresive të Serbisë kundër Kosovës në diplomaci, por tani pa treguar dhe pa rrahur gjoks që ishte i pari, i cili e kishte propozuar vënien e taksës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …