Zëvendës-kryeministri i vendit Enver Hoxhaj me anë të një postimi në rrjetin social ka thënën së jemi të dërrmuar nga diskutimi i gjatë për demarkacionin me Malin e Zi e pa qenë të gatshëm me i dhënë zgjidhje. Ai ka thënë që është koha të votohet dhe nuk ka nevojë për ide që e kthejnë në pikën zero këtë çështje.
“Jemi dërrmuar nga diskutimi i temës së demarkacionit që gati tri vjet, pa qenë në gjendje ta ratifikojmë. Nuk kemi më nevojë për letra dhe ide që çojnë në pikën zero. Tani është koha për të votuar pro kësaj marrëveshjeje dhe të ecim përpara si shoqëri dhe si shtet. Deputetët duhet ta votojnë demarkacionin tash!”, ka shkruaj Hoxhaj.