Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ka takuar përfaqësuesit e Greqisë, Izraelit, Sudanit Jugor dhe Singaporit. Ai ka thënë se u ka kërkuar atyre që t’i bashkohen listës së 111 shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, “ka një gatishmëri në rritje të shteteve hezituese për ta njohur Kosovën dhe për këtë jam optimist”. Ministri, Hoxhaj ka bërë të ditur se ka takuar edhe përfaqësuesit e shteteve mike si Franca, Italia dhe Finlanda, me të cilët ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare gjatë muajve në vijim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …