Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj bënë të ditur se kjo parti do ta votojë buxhetin për vitin 2021

Enver Hoxhaj kërkon nga opozita të jetë e bashkuar për themelimin e Tribunalit për krimet serbe

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj në vazhdimin e seancës plenare të 16 majit, për themelimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë, u ka bërë thirrje partive opozitare që të jenë të bashkuar për këtë temë. Ai po ashtu ka thënë se arsyeja pse opozita do të duhet të ishte në këtë seancë është se ka të bëjë edhe me atë se si “ne e shohim këtë teme dhe çfarë mekanizma ofrojmë, ashtu do ta shoh edhe bota”. Sipas tij nëse partitë në Kosovë nuk janë unike në këtë temë ashtu do ta sheh edhe bota. Hoxhaj po ashtu ka thënë se Tribunalit nuk do të duhet t’i thuhet jo paraprakisht në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …