Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se rikthimi i ulëses për Rusinë në Këshillin e Evropës shkel principet fundamentale, vlerat dhe misionin e organizatës. Ai ka reaguar pas rikthimit të Rusisë në Këshilin e Evropës, pasi që e njëjta ishte përjashtuar pasi kishte aneksuar Ukrainën pesë vite më parë. “Këshilli i Evropës duhet të jetë mburojë e të drejtave të njeriut dhe mbështetës i demokracisë. Turp”, ka theksuar Hoxhaj. Sipas tij, vendimi i sotëm i Këshillit të Evropës përbën dështim të këtij institucioni dhe rikthim në politikat e këqija të jashtme.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …