Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti se në Bruksel ka pranuar Asociacionin që është autonomi dhe pa njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe pa ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai ka shkruat më tutje se kjo është javë fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen! “U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, u pranua pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB, dhe 24 shtatori, si akt agresioni, kaloi si një ngjarje pa asnjë. Por, është koha gjithashtu që qytetarët të braktisin komplotet populiste dhe fantazitë e Albin Kurtit që Kosovën e betonoi në pafundësi në status-quo. Këtë javë u hoq dorë përfundimisht nga qëllimet për të realizuar idealet themeluese të Kosovës së pavarur dhe përmbylljen e shtetësisë së saj!” ka shkruar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Oficerë dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bënë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari, në Prekaz
Me rastin e festave të Nëntorit, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, daljes publike të Ushtrisë …